Flash News

KRYESORE

Spaho zbardh dëshmitë e protestuese të arrestuar: Ja pse qeveria donte që gjyqi të ishte i mbyllur

Spaho zbardh dëshmitë e protestuese të arrestuar: Ja pse qeveria

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Edmond Spaho, në një prononcim për mediat nga Gjykata e Tiranës, ka zbardhur disa prej dëshmive që kanë dhënë protestuesit gjatë seancës gjyqësore. Ai tha se pikërisht dëshmitë e tyre janë edhe shkaku pse qeveria donte që gjyqi të bëhej me dyer të mbyllura.

“Nga dëshmitë e të pandehurve kuptojmë se përse qeveria, Edi Rama, policia, nuk deshi që ne të ishim prezent në gjyq. Nga dëshmitë del që të arrestuarit janë marrë natën me dhunë, zbathur, nuk i kanë lënë të marrin as sende personale. Janë goditur, janë mbajtur në vend të papërshtatshme”, u shpreh Spaho.

Duke ju referuar dëshmive të vetë protestuesve, Spaho tha se ata janë njerëz të papunë që kanë ardhur në protestë sipas thirrjes së këshillit bashkiak të Kukësit.

“Ata janë të gjithë qytetarë të pafajshëm. Qindarka ju kanë gjetur nëpër xhepa, që nuk siguron dot bukën e gojës, janë të sëmurë dhe atyre u kërkojë të paguajnë 10 euro”, deklaroi Spaho.

 

 

 

Të fundit