Flash News

KRYESORE

SPAK i sekuestroi pasuritë, flasin avokatët e Ylli Ndroqit: Sulm politik, do ankimojmë vendimin

SPAK i sekuestroi pasuritë, flasin avokatët e Ylli Ndroqit: Sulm

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka vendosur të sekuestrojë pasuritë e Ylli Ndroqit, president i grupit mediatik Yldon Media, njëherësh edhe i dy televizione RTV Ora dhe Channel One.

Ndërkohë, avokati i biznesmenit Ylli Ndroqi, në një prononcim për mediat ka deklaruar sot se do e ankimojnë vendimin e SPAK, që urdhëroi sekuestrimin e pasurive dhe pronave të tij pas një hetimi pasuror.

Pas daljes nga Drejtoria e Policisë së Tiranës, avokati shtoi se Ndroqi ka shkuar në Polici për të dorëzuar makinën që ishte në listën e pasurive të sekuestruara dhe për të kërkuar sqarime.

Për avokatët, sulmi ndaj Ylli Ndroqit është politik, pasi biznesmeni ishte në gjyq me kryebashkiakun e Tiranës Erjon Veliaj.

“Ka qenë duke udhëtuar me automjetin e tij Mercedes kur forcat operacionale e ndaluan pas një urdhri nga dy prokurorët që e kanë çuar çështjen në gjykatë, për të marrë makinën. Ka kërkuar ta shoqëroje vetë makinën. Erdhëm në drejtorinë e policisë, na është komunikuar një urdhër ezkekutimi për vendosje sekuestro , nuk është as i ndaluar as i shoqëruar. Ka shoqëruar Mercedesin e tij e ka kërkuar sqarime. Brenda afatit do e ankimojmë në Apel të SPAK-ut.

Zoti Ylli Ndroqi do të provojë para gjykatës se pasuria e tij është e ligjshme dhe e vendosur nga bizneset e tij. Ky është një sulm politik ndaj Ylli Ndroqit, pasi ishte në gjyq me kryebashkiakun e Tiranës Erjon Veliaj”, deklaruan avokatët.

 

Të fundit