Flash News

KRYESORE

SPAK propozon zv/drejtoreshën e Policisë në krye të BKH-së, pritet votimi në KLP

SPAK propozon zv/drejtoreshën e Policisë në krye të

Aida Hajnaj, zv/drejtoresha e Policisë së Shtetit është propozuar në krye të BKH-së nga SPAK. Propozimi erdhi pasi tre kandidatët e tjerë Ervin Hoda, Idajet Faskaj dhe Artur Beu janë s’kualifikuar nga ky proces.

Sipas SPAK, Aida Hajnaj plotëson të gjitha kriteret ligjore dhe emri i saj i është dërguar KLP për votim.

Kujtojmë se nënkryetari i PD, Edi Paloka e ka paralajmëruar emërimin e saj në krye të asaj që quhet ‘FBI’ e Shqipërisë, por duke akuzuar se kjo është një lëvizje e Ramës për të kapur edhe këtë institucion të rëndësishëm të drejtësisë.

Po ashtu mësohet se procesi i përzgjedhjes së Aida Hajnajt është monituruar nga përfaqësues të SHBA dhe BE.

Të fundit