Flash News

KRYESORE

"SPAK shkeli procedurën kur i komunikoi akuzën", Sajmir Tahiri tregon arsyen e rikthimit të dosjes për rigjykim

Ish-ministri Sajmir Tahiri ka treguar arsyen e saktë të rrëzimit të vendimit të Gjykatës së Lartë nga Gjykata e Posaçme të Apelit dhe rikthimin e dosjes për rigjykim.

Gjatë komunikimit për mediat pas daljes nga ambientet e Gjykatës, Tahiri është shprehur se arsyeja ishte ishte moszbatimi i ligjit nga ana e Prokurorisë gjatë komunikimit të akuzës.

“Të gjitha janë të hapura një gjë është e sigurtë qe beteja fillon nga e para. Gjykata e Lartë nuk ekziston. Sot Gjykata tha që Prokuroria nuk ka zbatuar kërkesat e ligjit gjatë komunikimit të akuzës.

Di të them që më duket e qartë si drita e djellit që zvarritja nuk më duket drejtësi”, ka thënë Tahiri.

“Ballkan Web”, sjell një kopje të vendimit të plotë të Gjykatës së Posaçme të Apelit për rikthimin për rigjykim të dosjes së ish- Ministrit të Brendshëm.

Ndërkaq, një tjetër arsye është se, Gjykata e cilëson si jopërfundimtar vendimin që është marrë në Katania të Italisë pasi nuk plotëson kushtet. Nga ana tjetër janë shkelur disa dispozita nga Prokuroria për akuzat e reja ndaj Tahirit dhe Jaeld Çelës si dhe në rikualifikimin e veprave penale nga Gjykata e Krimeve të Rënda e cila ka dhënë edhe një vendim më parë por që sot Gjykata e Posaçme e Apelit e hodhi poshtë.

Tashmë çështja e Saimir Tahirit pas 3 vitesh do të rikthehet për rigjykim nga fillimi teksa ish- ministri e ka cilësuar si të padrejtë këtë vendim dhe një zvarritje të qëllimshme.

Të fundit