Flash News

KRYESORE

SPAK ‘shkrin’ Krimet e Rënda, më 19 dhjetor betohen para Presidentit 8 prokurorë

Zëdhënësi i Presidentit Meta, Tedi Blushi, përmes një postimi në Facebook njofton se ditën e enjte më 19 dhjetor do të zhvillohet ceremonia e betimit të tetë prokurorëve të SPAK.

“Presidenti i Republikës, Sh. T. Z. Ilir Meta, në përgjigje të kërkesës së Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe në bashkëpunim me Kryetarin e KLP-së, z.Gent Ibrahimi, në mbështetje të nenit 61 pika 2 të ligjit nr. 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë” të ndryshuar”, ditën e enjte, në datën 19 dhjetor 2019, ora 09:30, organizon ceremoninë e betimit të 8 (tetë) prokurorëve të emëruar në Prokurorinë e Posaçme (SPAK)”, shkruan Tedi Blushi.

 

 

 

 

 

 

Betimi i prokurorëve të SPAK para Presidenti, do të shënojë edhe pushimin së funksionuari të Prokurorisë për Krime të Rënda.

Prokurorët në SPAK do të kenë një mandat 9-vjeçar, pa të drejtë riemërimi.

Cilët janë anëtarët e SPAK (LISTA)

Altin Dumani, prokuror në Prokurorinë e Apelit Tiranë

Arben Kraja, prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme

Behar Dibra, prokuror në Prokurorinë e Krimeve të Rënda

Edvin Kondili, prokuror në Prokurorinë e Krimeve të Rënda

Elida Celami (Kaçkini) prokurore në Prokurorinë e Tiranës

Ened Nakuçi, prokuror në Prokurorinë e Krimeve të Rënda

Enkeleda Millonai, prokurore në Prokurorinë e Elbasanit

Klodian Braho, prokuror në Prokurorinë e Krimeve të Rënda

Të fundit