Flash News

KRYESORE

"SPAK ta hetojë", Shkëlzen Berisha i përgjigjet Ballës: Pse nuk shkon vet, apo ke frikë se...

"SPAK ta hetojë", Shkëlzen Berisha i përgjigjet

Pas fjalimit të Taulant Ballës nga foltorja e Kuvendit, i cili deklaroi se Shkëlzen Berisha duhet të hetohet nga SPAK për shkak se sipas deputetit socialist, “ka kredi të padeklaruara për fabrikën e boronicave", ka ardhur edhe reagimi i Shkëlzenit.

Nëpërmjet një postimi në facebook, djali i ish-kryeministrit Sali Berisha, i është përgjigjur Ballës me një pyetje teksa e quan këtë të fundit "Tualet".

“Tualet, pse ngjiresh duke i bërë thirrje SPAK-ut dhe nuk shkon vetë aty të bësh kallëzim?", shkruan Shkëlzeni.

Më tej ai është shprehur se Balla nuk shkon vetë të bëjë kallëzimin në SPAK pasi ka frikë nga ndonjë hetim për apartamente të dhuruara, për udhëtime, shpenzime e tendera me trafikantë droge.

Nuk të pinë ujë shpifjet apo ke frikë nga ndonjë hetim për apartamente të dhuruara, për udhëtime, shpenzime e tendera me trafikantë droge.

Mos u lodh duke folur në emër të SPAK-ut tualet, shko dhe bëj kallëzim! Brenda javës paditesh për shpifje!” shkruan ai.

Kujtojmë që sot në Kuvend Balla tha se Shkëlzeni ka një kredi tjetër 5.4 mln euro që ia kanë lënë përshesh në shportën e boronicave.

“Nëse do presim Lulin, është njësoj si të presim edhe Zenin, vëllain e Lulit të bjerë dakort për hapjen e hetimit për kreditë e padeklaruara për fabrikën e boronicave apo të ndonjë fabrike tjetër manaferrash.

Se Zeni, vëllai i Lulit ska vetëm një kredi 1.8 mlionë euro që smerr vesh si e pse ja kanë dhënë por paska edhe një kredi tjetër 5.4 mln euro që ia paskan lënë përshesh në shportën e boronicave”, tha Balla.

Të fundit