Flash News

KRYESORE

SPAK u dërgoi urdhër-arreste, por rezultoi se nuk jetonin më, cilave parti u përkisnin dy komisionerët zgjedhorë

Dje, Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, lëshoi 22 urdhër-arreste në sajë të hetimeve për dosjen 339, duke dërguar pas hekurave 11 komisionerë zgjedhorë të 2017-ës në qarkun Durrës, 8 persona ne arrest shtëpie dhe 3 me detyrim paraqitje.

Megjithatë, kur sot autoritetet kanë shkuar në banesat e secilit për të ekzekutuar urdhër-arrestet, familjarët e komisionerëve Kasem Lala dhe Besim Bregu, i kanë sqaruar se fatkeqësisht ata nuk jetojnë më prej një muaji, por nuk ishin çregjistruar në gjendje civile.

Këta dy komisionerë mësohet se u përkisnin dy partive të mëdha, PS e PD, konkretisht Kasem Lala nga PS kurse Besim Bregu nga PD.

Ata ishin janë akuzuar se në disa qendra votimi kanë lejuar me dashje persona të tjerë të cilët jane paraqitur para tyre dhe kanë votuar në emër të votuesve te tjerë. Mes të arrestuarve ka patur edhe komisionerë nga LSI dhe PR.

Të fundit