Flash News

KRYESORE

Spanja rihap klubet e natës, por ndalon kërcimin!

Spanja rihap klubet e natës, por ndalon kërcimin!

Rihapja prej koronavirusit po ndodh edhe në Spanjë, një prej shteteve më të goditura. Së fundmi atoritetet shtetërorë kanë vendosur që të rihapen klubet e natës dhe diskot, por me një kusht: nuk do të lejohet kërcimi.

Për shkak të rregullave të distancimit social, nisur nga COVID-19, Ministria e Shëndetësisë vendosi që hapësira që në këto klube përdorej për të kërcyer, tani do të përdoret për të vendosur tavolina për t’u ulur klientët.

Një kufizim tjetër është se vetëm 1/3 e kapaciteteve të klube do të përdoret, por autoritetet u kanë dhënë leje klubeve apo diskove që të përdorin edhe verandat.

Pas këtyre rregullave reagimet kanë qenë të shumta nga

pronarët e klubeve të natës dhe diskove të cilët nga njëra anë prisnin hapjen, pasi kërcimi është një prej aktiviteteve më të preferuara të klientëve.

Burimi i lajmit: The Sun

Të fundit