Flash News

KRYESORE

Spanja rikthen trajnerin Enrique, Casillas reagon me tallje

Spanja rikthen trajnerin Enrique, Casillas reagon me tallje

Federata Spanjolle sot pritet të zyrtarizojë trajnerin e ri me një konferencë për shtyp të orës 12:30. Presidenti Luis Rubiales dhe drejtori sportiv Jose Francisco Molina do të prezantojnë para gazetarëve trajnerin Luis Enrique.

Ky, në fakt, është një rikthim, sepse ish-trajneri i Barcelonës ka qenë deri para një viti trajner i Furisë së kuqe.

Tekniku aktual i Spanjës, Luis Moreno, do të lërë stolin. Kjo nuk i ka pëlqyer legjendës së futbollit spanjoll, Iker Casillas, i cili ka reaguar me ironi në “Twitter”.

“Jemi një vend qesharak. Hajt, rroftë Spanja”, shkruan portieri, i cili ka marrë mjaft kritika nga fansat spanjollë në faqen e tij pas këtij reagimi të beftë.

Të fundit