Flash News

KRYESORE

Spanjë/ Mbi 100 viktima në 24 orë, vendi i dytë më i prekur në Evropë pas Italisë

Spanjë/ Mbi 100 viktima në 24 orë, vendi i dytë më i

Më shumë se 2000 raste të reja me Covid-19 janë regjistruar dhe më shumë se 100 njerëz kanë vdekur brenda 24 orëve në Spanjë, duke u ëbrë kështu vendi i dytë më i prekur në Evropë pas Italisë, thanë autoritetet.

Sipas raportit të fundit, janë regjistruar gjithsej 7,753 raste, ndërsa 288 persona kanë humbur jetën nga coronavirusi i ri.

I gjithë vendi tashmë ka hyrë në karantinë, përveç  atyre që shkojnë në punë, të marrin kujdes mjekësor ose të blejnë ushqim, duke u përpjekur të frenojë përhapjen e pandemisë.

Po ashtu, ndër figurat e profilit të lartë të dalë pozitivë deri tani janë gruaja e kryeministrit, dy ministra të kabinetit dhe pesë lojtarë në klubin e futbollit Valencia.

Të fundit