Flash News

KRYESORE

Spanjollët në Theth: Shqipëria të anëtarësohet në BE dhe ta vizitojnë më shumë turistë

Spanjollët në Theth: Shqipëria të anëtarësohet

Dy turistë spanjollë që kanë ardhur në Shqipëri për të shijuar mrekullitë e Alpeve, Theth dhe Valbonë, kanë mbetur të bllokuar për shkak të kushteve të këqija të rrugës.

Ata i kanë bërë thirrje qeverisë që të investojë më shumë për turizmin dhe infrastrukturën, pasi këtë mrekulli të natyrës duhet ta shohin turistë nga e gjithë bota.

“Jemi prej dy ditësh në Shqipëri. Kemi ardhur në këtë vend për të bërë rrugëtimin nga Thethi në Valbonë”, thotë turisti spanjoll, Miguel.

Pavarësisht problemeve që kanë ndeshur gjatë rrugës, ata shprehen se Shqipëria duhet të bëhet pjesë e Bashkimit Europian dhe turistët duhet ta vizitojnë më shumë.

“Kemi zgjedhur këtë vend sepse duam që ta njohim, duam që të bëhet pjesë e Bashkimit Europian dhe sepse duam që të zhvillohet infrstruktura në këtë vend që të vijnë ta vizitojnë më shumë europianë. Duam që ta gjithë ta përjetojnë këtë udhëtim të mrekullueshëm nga Thethi në Valbonë. Duam që të gjithë t’i vizitojnë këto male dhe ta shijojnë udhëtimin në maksimum”, shprehet Barbara, turistja nga Spanja.

https://www.facebook.com/bujtinapolia/videos/305465666745324/

Të fundit