Flash News

KRYESORE

Spartak Braho ndryshe nga kolegët socialistë: Është urgjente që Rama të ndryshojë

Spartak Braho ndryshe nga kolegët socialistë: Është urgjente

Deputeti i Partisë Socialiste Spartak Braho, ndryshe nga kolegët e tij socialist shprehet se është urgjente që Edi Rama të ndryshojë.

Në një intervistë për 'Dita' deputeti socialist shton se Rama duhet të ndryshojë, jo se ia thotë Basha apo Berisha, por duhet të nxjerrë mësime, pasi ka shumë gjëra për të përmirësuar.

“Ata ishin pardje para syve të një opinioni të tërë, i cili me siguri ky opinion i ka dhënë notë negative kësaj opozite. Ajo protestë i tregoi gjithë opinionit se kjo opozitë nuk ka ndryshuar aspak, se vazhdon të mbetet e dhunshme dhe si e tillë është e pabesueshme e pa të ardhme.

Por Rama duhet të nxjerrë mësime jo se kështu i thotë Basha me Berishën, por se është urgjente që Rama të ndryshojë. Ka shumë gjëra për të korrigjuar. Ai e ka kontratën me ata që e kanë votuar, e ka me elektoratin e majtë që shpesh është ndjerë i zhgënjyer me vendimet e Ramës, me korrupsionin në qeverisje.

Nëse nuk do respektojë kontratën me qytetarët e këtij vendi, me socialistët, Rama do të bëjë një vetëvrasje politike”, u shpreh ndër të tjera Braho sot.

Të fundit