Flash News

KRYESORE

Spartak Ngjela e filloi si 'anti' dhe po e mbyll si enverist: 'Të ikë opozita'

Spartak Ngjela e filloi si 'anti' dhe po e mbyll si enverist:

Avokati Spartak Ngjela i ftuar në “Ditari” të A2 CNN tha se opozitën nuk e pranon Perëndimi dhe kjo është arsyeja që ajo duhet të ikë.

“Këta nuk ikin sepse mendojnë se mund të destabilizojnë, por nuk destabilizohet dot një vend i NATO-s. Me shashka do e marrin pushtetin këta? Stoltenbergu erdhi dhe nuk i përkrahu fare, por indirekt tha që le t’jua thotë kryeministri që këto trazira i do Rusia”, u shpreh Ngjela.

Spartak Ngjela është i njohur për deklaratat e shumta ku i referohet Departamentit të Shteti, FBI, CIA dhe institucioneve të tjera të larta amerikane. Kjo ka krijuar reagime në rrjet dhe në mediat sociale, ku Ngjela njihet si 'agjent i amerikanëve' ose me batuten 'nuk merr vendime Uashingtoni në Tiranë pa pyetur Avokatin'.

Rregullat e lojës në demokraci kërkojnë që qeveritë ndërrojnë vendet dhe janë ato që ikin nga pushteti, por jo opozita. Spartak Ngjela bëhet i pari personazh publik në Shqipëri që kërkon ikejn e opozitës dhe jo qeverisë.

Të fundit