Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Spartak Ngjela e sheh ndryshe marrëdhënien e Shqipërisë me BE: Jemi vendi më pranë anëtarësimit
Për Spartak Ngjelën, Shqipëria është vendi më pranë Bashkimit Europian krahasuar me vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor. Sipas Ngjelës, kjo është strategji e Uashingtonit dhe Berlinit që kërkojnë aleancë me shqiptarët, por pengesa vjen nga elitat politike të korruptuara.
Megjithatë, Ngjela e sheh pozitive arrestimin e ish-drejtuesve të ARRSH-së, që sipas tij, do sjellë goditjen e ish-kryeministrave dhe kryeministrit aktual.
Reagimi:
Asnjë vend tjetër nga vendet e Ballkanit Perëndimor nuk është më pranë se Shqipëria për anëtarësim në Bashkimin Europian.
Por shqiptarët i ka gjetur rreziku i tyre i madh nga elitat politike të korruptuara të të dyja krahëve e politikës që nuk pranojnë të ikin.
Por do të ikin. Ja, mu sikur kanë ikur. Se procesi ka filluar konkretisht kundër tyre.
E gjithë Reforma në Drejtësi është formulim i ekspertizës juridike perëndimore për të larguar nga skena politike tërësisht këtë klasë politikë të korruptuar deri në palcë.
Por këta janë edhe injorantë edhe të liq.
Megjithatë Prokurorja e Përgjithshme dhe dy prokurorët, ai i Tiranës dhe ai i Elbasanit, e filluan këto ditë punën e tyre në funksion të goditjes së korrupsionit.
Procesi do të vijojë.
l.
Shqiptarët duhet ta dinë se vetëm Shqipëria është favorite kryesore për të hyrë e para në Bashkimin Europian. Sepse është bota shqiptare në Ballkanin Perëndimor që e kushtëzon këtë gjë.
Sot janë dy shtete shqiptarë në Ballkan: Shqipëria dhe Kosova. Si mendoni ju që kjo nuk është përparësi? Sigurisht që po.
Shqiptarët janë pastaj të shpërndarë po kështu edhe në katër shtete të tjerë ballkanikë: në Serbi, në Mal të Zi, në Maqedoni dhe në Greqi.
Por edhe Maqedonia shumë shpejt do të jetë një shtet shqiptaro-sllav, me shumicë shqiptare.
Pas kësaj edhe vetë Greqia është një shtet dykombësish: një shtet shqiptaro- grek.
Ja, kjo është situata. Po kjo situatë, përballë politikës amerikane dhe asaj gjermane, është krejt e krejt në favor të shqiptarëve.
Ka një interes amerikan dhe një interes gjerman për Ballkanin Perëndimor që kërkon të mbështetet në botën shqiptare ballkanike.
Ky tani është një imperativ për politikën amerikane, kurse klasa dirigjente e politikës shqiptare është kundër. Si gjithmonë në historinë e Shqipërisë.
Pikërisht për këtë edhe Uashingtoni, edhe Berlini, edhe Brukseli po presin Reformën kundër korrupsionit në Tiranë. Kjo Reformë është pa dyshim përmbajtja e likuidimit nga skena e politikës shqiptare të elitës politike të korruptuar.
Po shqiptarët ndërkohë po i sorrillasin pa produkt drejtuesit e vet politikë të korruptuar.
Dhe ky është e do të mbetet ngaherë një turp historik për shqiptarët, të cilët janë sorrollatur ligsht nga dymbëdhjetë pushtetarë të korruptuar që, pasi kanë vjedhur shtetin, kanë shtypur shqiptarët në çdo mjet, dhe, me ligësinë e tyre mendojnë se mund t'i shmangen ndëshkimit dhe shpronësimit nga Reforma në Drejtësi.
Por mundohen kot: nuk i shmangen dot ndëshkimit dhe shpronësimit. Kjo është tanimë një çështje e mbyllur. Kush nuk e kupton, është i metë në logjikë; kush e kupton por mendon se do t'i shmanget, ka rënë në iluzionizmin e një hajduti vocërrak që mendon se i vetëm mund të mundë një shtet.
ll.
Arrestimet e ditëve të fundit po e provojnë sak se ndërhyrja amerikane për emërimin e Prokurores së Përgjithshme, ishte një lëvizje efikase për Shqipërinë aktuale.
Janë dy drejtorë të përgjithshëm të drejtorisë së rrugëve që janë të arrestuar për korrupsion.
Por çfarë tregon kjo?
Kjo tregon se dy kryeministra të qeverive të fundit: Berisha dhe Rama, po shkojnë drejt penalizimit.
Pyetja që ngrihet këtu është kjo:
A ka pasur një korrupsion galopant në Drejtorinë e Përgjithshme të Rrugëve në Shqipëri?
Po. Kjo ka qenë drejtoria kampione e korrupsionit në Shqipëri; dhe tani këtë e di i madh e i vogël.
Një vjedhje e madhe ka ndodhur në Rrugën e Kombit; por edhe në shumë të tjera; kudo në të gjithë Shqipërinë.
Korrupsioni i rrugëve mendohet të jetë me një vjedhje që i kalon një miliardë dollarë. Kush i ka marrë, ku janë, dhe a do të merren sërish e të kthehen në favor të shqiptarëve këto pata, të cilët, si pasojë e korrupsionit, kanë mbetur si populli më i varfër i Europës?
Sigurisht që po. Edhe paratë janë gjetur, edhe hajdutët janë identifikuar.
Kurrë mos ju shkojë në mendje që një drejtor i përgjithshëm rrugësh mund të vjedhë në tendera e në investim rrugësh pa ministrin e transportit; dhe kurrë mos ju shkojë në mendje se një ministër mund të vjedhë në një investim shtetëror pa dieninë e kryeministrit, se i tillë është rregjimi ligjor administrativ.
Atëherë: çfarë mund të ndodhë më Berishën dhe me Ramën?
Po të provohen vjedhjet e ministrave të tyre të transportit; që të dy do t'i keni nën akuzë. Madje shumë shpejt.
lll.
Koha po bën përpara drejt modernizimit perëndimor të të gjithë botës shqiptare në Ballkanin Perëndimor.
Bashkimi dhe ngritja e koshiencë shqiptate në Gadishullin Ilirik është një proces historik i pakthyeshëm.
Korrupsioni aktual shqiptar tani nuk mund të ketë më asnjë shpresë për të mbijetuar, kurse ristrukturimi i shtetit shqiptar do të ecë sipas kushtetutës së re që ka formuluar ekspertiza amerikano-gjermane.
Ndërkohë ka filluar tragjedia e korrupsionit shqiptar.
Fenomeni korruptiv i rrugëve është më i kapshmi dhe më skandalozi në këta 15 vjetët e fundit. Por korrupsioni ka qenë i përhapur kudo, në çdo aspekt të administratës shtetërore; madje edhe në arsim, edhe në shëndetësi.
Kudo janë blerë vendet e punës në administratën shtetërore shqiptare: një turp i paparë ky në Europë. Tamam një mendësi osmane dhe otomane në drejtimin e shtetit.
Por shqiptarët duhet të presin të qetë e të shohin ndëshkimin që po i vjen korrupsionit. Arrestimi i dy drejtorëve, në funksion të hetimit, është hapi i parë drejt likuidimit të korrupsionit kryeministror në Shqipëri. Kurse vetë ndëshkimi i krerëve të korrupsionit, do të krijojë realisht optimizmin e qëndrueshëm të të gjithë shqiptarëve.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38