Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Spartak Ngjela: FBI ka gjetur mbi 5 miliardë Euro të korrupsionit shqiptar
Duke iu referuar Reformës në Drejtësi, avokati Spartak Ngjela shkruan në rrjetin social Facebook se kryeministri Rama është një mediokër keqdashës që mendon se sundimi i tij është vlerë më e madhe se pasuria dhe jeta me mirëqenie e shqiptarëve. Sipas Ngjelës, politika amerikane i ka paraprirë çdo lëvizjeje të Ramës sepse ka me vete Prokuroren e Përgjithshme, ministrin e Brendshëm dhe Kryetarin e Kuvendit, pasi korrupsioni duhet të goditet me arrestimin e personave të rangjeve të larta. Ai shton së FBI ka identifikuar edhe 5 miliard euro të korrupsionit shqiptar.
Statusi i plotë i Spartak Ngjelës:
Midis kohës që vjen dhe kohës që ikën, është një veprim i dukshëm dhe me sukses shoqëror ai që e bën një njëri të panjohur të njohur. Por, që koha të ndryshojë për një shtet a për një komb, në mënyrë që ky të dalë pastaj nga stanjacioni ekonomik: forca duhet të flakë njerëzit që e bllokojnë gjendjen me stanjacion të imponuar. Shqipëria sot është në stanjacion, dhe ka njëzet vjet kështu. Ç'duhet bërë?
I. Korrupsioni ka bllokuar gjithçka. Është nivel i i ulët i intelektit politik shqiptar që ka sjellë këtë gjendje. Por, edhe pse sot, me ndihmë ndërkombëtare është formuluar juridikisht deri në një kushtetutë të re Reforma shqiptare, sërish ajo ka pengesa. Pengesat vijnë nga pushtetarët e korruptuar, të cilët tani, edhe pse zihen në debate fyese me njëri-tjetrin, janë të bashkuar kundër Reformës. Ata që nuk kanë pushtet ekzekutiv, Meta dhe Berisha, vinë qark e vërdallë për të gjetur mbështetje në Beograd dhe Athinë, kurse Edi Ramë është lëshuar drejt Stambollit, për të garantuar mjete financiare që, nëse do t'i vihet embargo nga Uashingtoni dhe Berlini për bllokimin e Reformës nga ai vetë, ky ta gjejë mundësinë e sundimit me paratë e Erdoganit. Rama është jashtë çdo arsyeje politike, ai sot është një nën mediokër keqdashës që, në jerm, mendon se sundimi i tij është vlerë më e madhe se pasuria dhe jeta me mirëqënie e shqiptarëve. Ja, kjo është gjëndja e sotme në Shqipërinë që po pret të reformohet. Atëherë:
II. Pyetja që duhet ngritur këtu është kjo: nëse Rama e thellon këtë rrugë për të bllokuar Shqipërinë dhe për të dalë jashtë doktrinës politike perëndimore të Shqipërisë postkomuniste, për të shkuar në Lindje, çfarë pritet të bëjë kundër tij politika amerikane? Politika amerikanë tani e ka të zgjidhur se, duke pasur me vete e në mënytë krejt të qëndueshme edhe Prokuroren e Përgjithshme, edhe ministrin e Brendshëm, madje edhe Kryetarin e Kuvendit, e ka gjithçka të zgjidhur me procedurë ligjore, pasi korrupsioni duhet të goditet me arrestimin e personave të rangjeve të larta. Rama nuk ndërhyn dot këtu. Plus kësaj, duhet që edhe organet e vetingut të eliminojnë me veprime drastike gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar.
lll. Deri tani po kuptohet se nuk ka rrugë tjetër për të shpëtuar gjendjen veç aksiomës së famshme të Fushesë: Arrestoni ! Në fakt kjo ka qënë rruga e ndjekur edhe në Rumani, edhe në Bullgari, por edhe në Kroaci. Prandaj sigurisht që kjo duhet të jetë edhe rruga shqiptare Menjëherë pas pastrimit të gjyqtarëve të korruptuar, dhe pas zëvendësimit të shpejtë të tyre, duhet të nisë goditja penale drastike bashkë me konfiskimin e parave dhe pasurive të korrupsionit. Deri tani, FBI ka gjetur mbi 5 miliardë Euro e Dollarët të korrupsionit shqiptar; ajo ka identifikuar mijëra hektarë te grabitura me imponim shtetëror. Nga kërkimet deri tani janë të gatshme për t'u konfiskuar me ligj 5 miliardë dollarë dhe euro, të depozituara nëpër banka jashtë Shqipërisë. Por janë po kështu në rrugën e konfiskimit edhe mijëra hektarët e grabitur, shumica të rregjistruarë me emra të varfërish që befas iu ka mbirë te dera një pronë. Sigurisht që, mbi të gjitha duhet të vihet sekuestro ndërkombëtare, se në fakt këto janë para të popullit shqiptar, dhe është provë e pakundërshtueshme që këta pushtetarë të mund të depozitojnë 5 miliardë Euro nëpër bankat e huaja, pa pasur lidhje me krimin e organizuar ndërkombëtar. Është e kuptueshme gjithashtu që ky proces do të fillojë bashkë me proceset penale të krimit të organizuar shqiptar, i cili është i vërtetuar që ka qenë në partnership me korrupsionin e lartë shtetëror të të dy krahëve të politikës Shqiptare. Kurse, Uashingtoni duhet ta ketë qartë, dhe sigurisht që e ka të qartë, që, shqiptarët do ta presin me eufori, me shprese, me besim dhe me përkrahjen e tyre masive goditjen antikorrupsion të niveleve të larta shtetërore. Në një vështrim historik, përsëri Uashingtoni po del çliruesi i shqiptarëve; sepse sot është mëse e kuptueshme që, shpëtimin nga korrupsioni banditesk shtetëror i niveleve të larta, shqiptarët do ta konsiderojnë si një çlirim nga një zgjedhë vdekjeprurëse, njëlloj si edhe çlirimin e shqiptarëve të Kosovës nga rreziku i genocidit serb. Në të vërtetë, ky është gjykimi më i saktë për historinë e miqësisë strategjike midis Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38