Flash News

KRYESORE

Spartak Ngjela kërkon përdorimin e forcës ndaj opozitës: Nga çfarë ka frikë kryeministri dhe ministri i Brendshëm?

Spartak Ngjela kërkon përdorimin e forcës ndaj opozitës: Nga

Politikani Spartak Ngjela ka lënë të kuptohet se justifikon përdorimin e forcës për largimin e çadrës së opozitës, e vendosur prej muajsh në bulevardin kryesor të kryeqytetit.

Sipas Ngjelës, është e turpshme për një shtet që të lejojë një çadër nomadësh në qendër të kryeqytetit, ndërsa pyet se nga çfarë trembet kryeministri dhe ministri i Brendshëm.

“Është turp për një shtet që të lejojë një çadër nomadësh në qëndër të kryeqytetit të vet.

Nga na vinë këta nomadë? Nuk ka më sens që shqiptarët të durojnë shkeljen pa fund të marrëzisë Berisha në qëndër të Tiranës. A ka kryeministër normal ky vend, apo ka vënë si kryeministër një nomad që toleron barbarinë?Po e bën nga bamirësia këtë lëshim kryeministri ynë bashkë me ministrin e Brendshëm, apo ka frikë nga barbaria antiligj?”,- shkruan Ngjela.

Të fundit