Flash News

KRYESORE

Spartak Ngjela komenton vendimin për Dritan Dajtin: Ligji ka defekte; tani nuk kemi as Gjykatë të Lartë

Spartak Ngjela komenton vendimin për Dritan Dajtin: Ligji ka defekte; tani

Avokat Spartak Ngjela ka komentuar, në rubrikën ‘Opinion’ në News 24, vendimin e Gjykatës së Apelit për rrëzuar dënimin e përjetshëm për Dritan Dajtin dhe dhënien 25 vite heqje lirie. Ngjela theksoi se në Shqipëri “ligji është me probleme”, ndërsa vuri në dukje mungesën e Gjykatës së Lartë, ku mund të vijonte çështja.

“Nuk jepet dënim i shkurtuar për katër vrasje policësh. Anglia ishte e para që e hoqi dënimin me vdekje dhe u detyrua të rivendosë vetëm për vrasjen e policit. Është e rëndë vrasja e policit. Por sistemi ynë ky është. Di që nuk ka as Gjykatë të Lartë në këtë momente që të shikojmë se kush ka të drejtë Apeli apo Shkalla e Parë. Të gjitha këto janë defekte që shoqëria do t’i vuajë për një kohë”, theksoi Ngjela.

Për ngjarjen e rëndë ku mbetën të vrarë katër policë, Dajti do të vuajë 25 vite burg, pasi trupi gjykues ka pranuar kërkesën për gjykim të shkurtuar. Duke qenë se ka qëndruar për 10 vite në burg, atij nuk i kanë mbetur më shumë se 10 vite heqje lirie.

Të fundit