Flash News

KRYESORE

Spartak Ngjela me të njëjtin mendim si Lulzim Basha: Pres krijimin e qeverisë antikorrupsion pa Edi Ramën

Spartak Ngjela me të njëjtin mendim si Lulzim Basha: Pres krijimin e

Pasi Lulzim Basha ka kërkuar një qeveri antimafia pas Edi Ramën kryeministër, një reagim i ngjashëm vjen edhe nga Spartak Ngjela. Në intervistën e dhënë për ‘Mapo’, Ngjela shprehet për një qeveri antikorrupsion që sipas analizës së tij do të krijohet në paranverën e ardhshme. Edhe për avokatin, kjo qeveri nuk do të ketë në krye Edi Ramën.

“Unë pres që në pranverë do të kemi një qeveri antikorrupsion dhe ajo do të jetë pa Edi Ramën. Qeveri antikorrupsion që do të vendoset në pranverë nuk do të ketë kryeministër Edi Ramën dhe ky është mendimi im, është analiza ime”, ka deklaruar Ngjela.

Ngjela ka theksuar se Rama duhet të kishte dhënë dorëheqjen që ku u provua se deputetë dhe kryebashkiakë të PS-së ishin me të shkuar kriminale, e deri te rasti i Saimir Tahirit.

Të fundit