Flash News

KRYESORE

Spartak Ngjela: Rama emëroi një grua anonime ministre e Drejtësisë

Spartak Ngjela: Rama emëroi një grua anonime ministre e

I ashpër ka qenë përherë avokat Spartak Ngjela kur bëhet fjalë për drejtësinë dhe Ministirnë e Drejtësisë. Edhe kësaj here ai ka reaguar kundër vendimit të kryeministrit për të bërë ministre, sipas tij, një emër të panjohur. I ftuar në emisionin “Dritare me Rudinën” në Vizion Plus, nëse e sulmon Ramën ngaqë nuk e bëri ministër Drejtësie, Spartak Ngjela tha se kjo nuk është e vërtetë. Ai tha se nuk ka asgjë personale dhe se po e sulmon Ramën sepse ai po i bën bisht reformës në drejtësi. Ngjela mohoi që të ketë pasur biseda me Ramën apo oferta për ministër Drejtësie, apo për çfarëdo lloj ministrie tjetër.

“Mua nuk më bën kush ministër. Se të më bësh ministër Drejtësie mua, duhet të bësh marrëveshje të cilat janë të komplikuara. Si fillim unë duhet të merrja garanci, që nuk ishin të korruptuar. Nuk kam pasur asnjë lloj bisede për këtë temë. Nëse do të kishte ndodhur, do të ishte bërë çdo gjë publike”, tha Ngjela, i cili shtoi se nuk është problem pse nuk u bë ai ministër i Drejtësisë, por pse u bë një grua anonime. “Aty kërkojeni sekretin”, u shpreh Ngjela.

Kryeministri Edi Rama emëroi në postin e Ministires së Drejëtsisë Etilda Gjonajn.

Të fundit