Flash News

KRYESORE

Spartak Ngjela tregon si festohej Krishtlindja në burg gjatë komunizmit

Spartak Ngjela tregon si festohej Krishtlindja në burg gjatë

Avokati Spartak Ngjela, ka treguar sesi festonin klerët katolik Krishtlindjen taksa ndodheshin në burg gjatë kohës së komunizmit.

I ftuar në studion e lajmeve në “Ora News”, Ngjela ka rrëfyer gjithashtu një bisedë me klerikun Pjetër Meshkalla.

“Të tjerët nuk e festonin dot, por priftërinjtë e festonin. E festonin me heshtjen e tyre, me takimet jo shumë të fshehta. Në funksion të doktrinës nuk ishin frikacakë, ishin shumë të prerë. Ata që njoha unë kishin shenjtëri. Kam takuar Pjetër Meshkallën në burgun e Ballshit, e kisha shumë të afërt.

I thashë: Padre mund të më japësh një leksion për mesianizmin? Është kujdesenca e doktorinës krishtere.

"Do më lesh 10 ditë me u përgatit", më tha.

Pasi mbarojmë më tha 8 leksione,  8 ditë, nga një leksion në ditë për doktrinën e tij. Po të më pyesësh mua për doktrinën time ashtu siç pyeta unë atë, unë ta jap në vend. Pra kishin tjetër formim”, rrëfeu Spartak Ngjela.

Të fundit