Flash News

KRYESORE

Spastrime edhe në ushtri, do largohen oficerët që nuk kapin normat fizike

Spastrime edhe në ushtri, do largohen oficerët që nuk kapin

Pas drejtësisë e policisë, spastrime do të ketë edhe në radhët e ushtrisë.

Forcat tokësore por edhe ato special do ti nënshtrohen një testimi fizik dhe ata të cilët nuk do të kapin normal do të largohen nga radhët e ushtrisë.

“Në shtator –tetor do të bëhet testimi fizik i të gjithë Forcës Tokësore përfshirë edhe batalionin special. Të gjithë ata që nuk do të kapin normat në mënyrë graduale, do t’ua u lënë vendin nënoficerëve të rinj. Ne nuk do të harrojmë dhe nuk do të flakim në rrugë asnjë nga asetet më të mira që kemi në Forcat Speciale, por natyrisht për shkak të moshës dhe pamundësisë fizike, një pjesë e tyre do të vijojnë karrierën në Shkollën e Trupës, në Akademinë e Oficerëve, në Akademinë FA-ve apo në strukturat e kërkim – shpëtimit”, theksoi Shefi i Shtabit të Përgjithshëm, Gjeneral brigade Kollçaku.

Të fundit