Flash News

KRYESORE

Spastrimi etnik nga forcat serbe dhe jeta si emigrantë, Duki dhe Dua rikujtojnë momentet e vështira

Data 20 qershor njihet dhe si "Dita Botërore e Refugjatëve". Kjo ditë është kujtuar nga shumë emigrantë të cilët kanë kaluar kohë dhe momente të vështira në vende të huaja në gjithë botën. Një ndër ta është edhe Dua Lipa, e cila ka ripostuar statusin e babait të saj, Dukagjin Li[pës. Duki ka postuar foto që lidhen me refugjatët dhe krahas shkruan: "Dje ne kujtuam kohën kur para 21 vitesh mbi 1 milion shqiptarë të Kosovës u nxorën nga shtëpitë dhe u larguan nga vendi i tyre, si shkak i fushatës brutale të spastrimit etnik nga forcat serbe në Kosovë. Në të gjitha “Ditët Botërore të Refugjatëve”, dhe në çdo ditë tjetër ne do të jemi pranë refugjatëve dhe njerëzve të shtypur në vuajtjen e tyre.  Bëni dashuri jo luftë." Dua ka mbështetur të atin e saj në çdo fjalë pasi ka ripostuar në profilin e saj postimin e Dukagjinit.

Të fundit