Flash News

KRYESORE

Specialistët japin alarmin, shqiponjat në rrezik zhdukjeje

Specialistët japin alarmin, shqiponjat në rrezik zhdukjeje

Shqiponja është një nga shpendët më të vlerësuar në vend kjo edhe pse është simboli i flamurit tonë kombëtar. megjithatë situata e tyre paraqitet serioze. 

Specialistët e mjedisit japin alarmin dhe bëjnë thirrje të merren masa, që edhe për brezat e ardhshëm ky shpend të mos jetë legjendë.

“Nga 1997 deri më sot nuk kemi konstatuar asnjë shfaqje të shqiponjës së madhe në rrethin e Krujës. Faktorët kryesorë janë njerëzit dhe prishja e ekosistemit për këtë shpend”, shprehet Neim Herri nga ADZM, Krujë.

Specialisti Sabah Veseli tregon edhe disa faktorë kanë ndikuar në uljen e numrit të shqiponjave.

"Mbas vitit 90 nga futja në shfrytëzim e pyllit, nga zhurmat e motosharrave dhe sidomos me hapjen e depove të armatimit, nuk u pa më shqiponja në rrethin e Krujës. Asnjë lloj ekzemplari nuk është parë nga ana jonë, edhe nga inventarizimi i bërë nga ne, shqiponja nuk është parë më. Për këtë ka ndikuar edhe gjuetia e paligjshme”, thekson, Sabah Veseli, Specialist mjedisi.

Rreziku për zhdukjen e shqiponjave nuk ekziston vetëm në qarkun e Krujë, por në të gjithë Shqipërinë. Kjo do të ishte e pafalshme për secilin prej nesh dhe do të tregonte edhe njëherë paaftësinë tonë për të mbrojtur autoktoninë tonë.

Të fundit