Flash News

KRYESORE

Specialisti i Ministrisë së Ekonomisë shkarkohet nga puna; shkak statuset humoristike për Cakajn në Facebook

Specialisti i Ministrisë së Ekonomisë shkarkohet nga puna; shkak

Specialisti i Ministrisë së Ekonomisë Ylli Dylgjeri është shkarkuar nga detyra e drejtorit në Agjencinë e Trajtimit të Koncensioneve dhe PPP-ve. Shkak janë bërë disa statuse të tij humoristike që ka përdorur ndaj ministrit të Jashtëm të deleguar, Gent Caka.

Në një lidhje direkte për Syri.net, Dylgjeri u shpreh se sipas burimeve të tij, fillimet e këtij procedimi ndaj tij, vijnë nga Kryeministeria, “nga çifti Rama”.

Jam pushuar nga puna por nuk më ka pushuar humori. Kjo është një shkresë humoristike që më vjen nga Ministria e Financave dhe Agjencia e Trajtimit të Koncesioneve. Me datë 6 më ka ardhur një njoftim mbi fillimin e procedimit disiplinor sa i përket disa statuseve të mia në Facebook dhe gazetën Telegraf. Me humor i kam”, u shpreh Dylgjeri.

Vargjet e Dylgjerit për Cakajn:

Vargje nga Samiti i Diasporës 2019

Atje ku lind Dielli,

Atje ku të pjell edhe gjeli,

Atje ku të shpëton kaka,

Atje reciton Gent Caka…

Të fundit