Flash News

KRYESORE

Specialistja e Inxhinierisë tregon se cilat janë zonat më të rrezikuara nga tërmetet në Shqipëri

Luljeta Bozo ka qenë e ftuara e radhës ditën e sotme në emisionin "Kjo javë" në News 24 me Nisida Tufën. Ajo tha për moderatoren e emisionit se janë bërë gabime në ndërtime. Gjithashtu, inxhinierja foli edhe për zonat më problematike dhe më të rrezikuara gjatë tërmeteve.

Sipas Bozos studimet sizmologjike rekomandojnë se  p.sh një truall që është i dobët ka rrezik më të lartë se një truall në kodër:

“Janë disa gabime. Për të ndërtuar mund të ndërtosh ku të duash, por studimet sizmologjike rekomandojnë që prsh një truall që është i dobët ka rrezik më të lartë se një truall në kodër. Zonat kënetore dhe zonat me pluhur ose nivel të lartë të ujërave nëntokësorë janë më të rrezikshme. Ata godina që janë shembur ishin afër kënatave ose zonat si ajo e Urës s Dajlanit, ku ka shumë depozitime të rrezikshme. Edhe shtesat e kateve duhet bërë me anë të llogaritjeve që bëhen nga inxhinierë ndërtimi e jo nga njerëzit vetë. Ka rregulla edhe për kolonat. Shpesh ne nuk i respektojmë fare këto rregulla.”

Gjithashtu ajo ka treguar se ishte vetëm në shtëpi kur ra tërmeti dhe u shpreh se pritej që një tërmet i fortë të ndodhte:

“Unë në fakt isha vetëm në shtëpi. Nuk ishte diçka që nuk pritej. E dija që ishte një periudhë që ishte akumuluar. Ka një periudhë akumulimi dhe shpërthimi. Tërmeti nuk parashikohet, por duke parë studime e duke parë sesi kanë ndodhur tërmetet në vend, është hedhur ideja se nga 1979 nuk kishte tërmet të fortë e ndaj pritej një goditje e tillë. Ne jemi në Brezin e Mesdheut. Kur çlirohet energjia, pllakat lëvizin, përplasen ose largohen. Tërmetet shumë të fuqishme ndodhin në periudha që janë të largëta.”

Gjithashtu, ajo ripërsëriti këshillat që ka dhënë dhe herë të tjera në daljet televizive që ka bërë:

“Unë do iu thosha njerëzve që fillimisht mos të lëvizin fare. Aq është goditja, pastaj fillojnë pas-goditjet. Po arrite te dera, hape derën që të kesh mundësi të dalësh. Pasi mbaron goditja e parë, shih njëherë çfarë është çarë ose jo dhe pastaj dil përjashta direkt. Nëse ka çarje të thellë, mos u fut, pa ftuar specialist. Nëse ka dëmtim, atëherë një problem e ka shtëpia.”

Të fundit