Flash News

KRYESORE

Video/Spektakël Roshi-Sadiku, Shqipëria me 10 vetë mposht 2-3 Turqinë në Antalia

Video/Spektakël Roshi-Sadiku, Shqipëria me 10 vetë mposht 2-3

në takimin miqësor të luajtur sot mes Turqisë dhe Shqipërisë në Antalia, kuqezinjtë e Christian Panuccit ia kanë dalë mbanë që të triumfojnë me rezultatin 2-3.

Ishin tanët ata që kaluan në epërsi në minutën e 24-t me anë të Armando Sadikut.

Pas një rrëmbimi të topit në sulm nga ana e Odise Roshit, ky i fundit kapërceu me shpejtësi dy lojtarë nga e djathta dhe lëshoi një asist perfekt në të majtë të zonës së rreptësisë, ku Sadiku u tregua i pagabueshëm dhe goditi me siguri në rrjëtë.

I nëjti aksion u përsërit pak më vonë sërish, dhe harkimit të Roshit nga e djathta kësaj here Sadiku iu përgjigj me kokë duke e dërguar sferën në rrjetë diagonalisht.

Ledian Memushaj e la papritur skuadrën me 10 vetë në minutën e 41-të, pas marrjes së kartonit të dytë të verdhë.

Turqit e shkurtuan menjëherë diferencën sapo nisi pjesa e dytë me anë të Underit, por por 10 minuta më pas, në të 55-n, Grezda, i cili shfrytëzoi një depërtim të bukur të protagonistit Sadiku në zonë, lëshoi një predhë me të majtën e tij që përfundoi në të majtë të portierit, duke e çuar rezultatin në 1-3.

Ngushtimi i diferencës nga Akbaba në minutën e ’60 nuk i mjaftoi turqve për ta barazuar rezu;tatin, kështu që Shqipëria arriti një fitore huistorike me 10 lojtarë, edhe pse në takim miqësor.  

 

 

 

Të fundit