Flash News

KRYESORE

Spërkatja me bojë/ Edi Paloka: Çfarë i thashë Gramoz Ruçit teksa lajmëroi përjashtimin nga seanca

Spërkatja me bojë/ Edi Paloka: Çfarë i thashë Gramoz

Nënkryetari i PD-së, Edi Paloka i ftuar në emisionin “Kjo Javë” në News 24 me Nisida Tufën, ka folur për incidentin me bojë në Parlament.

Ai u shpreh se e kishte vendosur që nuk do të marrë më pjesë në Parlament, madje sipas tij, këtë ia kishte thënë dhe kryeparlamentarit Gramoz Ruçi.

“I kam thënë në atë moment “unë nuk vij më në këtë Parlament, sepse është i qelbur nga koka te këmbët”. Unë e kam deklaruar personalisht dhe jo pasi u mor vendimi për djegien e mandateve. Reagimi im ishte pas aktit të Ramës”, u shpreh Paloka.

Më tej politikani shtoi se, sipas tij, ai asnjëherë ai Parlament nuk ka marrë masa ndaj Ramës.

“Ka qenë shkaktar i të gjitha incidenteve që kanë ndodhur në Parlament. Ne kemi patur dhe akte politike, por këto veprime, qoftë gjuajtje me vezë, apo reagime të tilla janë nxitur gjithmonë nga sjellja  rrugaçërore e kryeministrit”, u shpreh nënkryetari i PD.

Më tej, sa i përket ngacmimit të Ramës u shpreh, “Kam gjithë jetën unë thuthuq, nuk u bëra në Parlament. Nuk i ndalon thuthuqëria njerëzit të jenë të suksesshëm. Kjo ishte një shkak dhe nuk ndodhi dhe atë ditë”.

Ndërsa i pyetur se përse përdoi bojën, Paloka u shpreh, “Unë doja t’i nxija surratin. Nuk e dinte askush që kisha bojë në xhep”.

Të fundit