Flash News

KRYESORE

Spiropali dhe Balluku shpërfillin kryebashkiakun aktual të Kolonjës. Erion Isai s'iu ndahet në asnjë moment

Ministret e qeverisë Rama, Elisa Spiropali dhe Belinda Balluku kanë inaguruar punimet e ujësjellësit të Ersekës, i cili do të përfundojë më 24 Tetor.

Ra në sy mungesa e kryebashkiakut aktual, Ilia Stefo që nuk u votëbesua për një mandate të dytë dhe prania e Erion Isait, i cili nuk e ka marrë ende detyrën.

“Inspektuam punimet e ujësjellësit të Ersekës, bashkë me ministret Elisa Spiropali, Belinda Balluku dhe drejtorit të përgjitshëm të AKUM Alqi Bllako . Në tetor 24 orë ujë! Punimet ecin me intensitet të lartë. Disa projekte me vlerë të madhe për Kolonjën presin të marrin jetë”, shkruan Isai në Facebook.

Siç pritej, Isai u shpall fitues në votimet e 30 qershorit, pas bojkotit të zgjedhjeve nga opozita.

 

 

 

Të fundit