Flash News

KRYESORE

Spiropali flet për aleancën Ç-Ç, ka dy fjalë për Berishën: Hyre në politikë si Skënderbeu i dytë dhe dole si Saliu i fundit

Ish-kryetarja e FRESSH, Elisa Spiropali, teksa foli para të rinjve socialist, iu drejtua dhe opozitës. “Aleanca Ç-Ç, garnizoni çadër-çizme mendon se mund të ktheje kohën pas, por i rren mendja se mund të ndalin drejtësinë. Për ne opozita nuk është armike.  Ne i kemi zgjatur dorën për politika kombëtare. Duhet t’i flasim Europës dhe botës me të njëjtën gjuhë për interesin kombëtar. Por këtë nuk ka kuptuar opozita jonë”, u shpreh Spiropali.

Më tej, Spiropali i’u drejtua ish-kryeministrit Sali Berisha, për të cilin siç qe shprehur më parë e ka admiruar si lider. “Dy fjalë për konditjerin shpirtëror të garnizonit, e di se Saliu është matur me hijen e Skënderbeut dhe sot nuk e zë gjumi se hyri në politikë si Skëndërbeu i dytë dhe doli si Saliu i fundit, por s’e ka fajin Edi Rama. Le t’i japim përshëndetjen e fundit këtu…”, u shpreh Spiropali.

Të fundit