Flash News

KRYESORE

Spiropali flet për marrëdhënien me Tahirin para dhe pas skandalit: S’e kam patur mik

Deputetja socialiste Elisa Spiropali e ftuar ditën e sotme te “Këndi i Ekselencës” në emisionin Vila, është pyetur nga studentët dhe në lidhje me raportin me ish-ministrin Saimir Tahirin para dhe pas skandalit të implikimit në çështjet e drogës.

Spiropali u shpreh se Tahiri është një nga personat me të cilin ka bërë rrugë të gjatë në PS, mirëpo me ish-ministrin nuk ka patur një marrëdhënie miqësore, por respekti.

“Unë nuk kam marrëdhënie pas apo para. Nëse kam një marrëdhënie të mirë nuk i ndaj. Me zotin Tahiri nuk kam patur asnjëherë marrëdhënie miqësore por një respekt të ndërsjelltë”, u shpreh deputetja socialiste.

Ndërsa sa i përket përfshirjes së Tahirit në skandalin e drogës politikania u shpreh, “Unë mendoj që është një frymë jo e mirë që politika i fut shumë hundët në punët e drejtësisë dhe ndikn opinionin publik. Nëse drejtësia ka për të folur le të flasë, përpjektej e tjera janë për të asgjësur kundërshtarin”.E pyetur nëse ka ndonjë politikan nga PD të cilin e vlerëson, simpatozin, Elisa tha se ka disa por nuk përmendi emra, e gjitha kjo pasi nuk do të bëhet tituj për portale.

Reagimi i Ramës kur e krahasoi me Skënderbeun, Elisa Spiropali: Kryeministrit nuk ia them privatisht, por a ka njeri që nuk i pëlqejnë komplimentat?

Spiropali rrëfen detaje nga jeta: Si përfundoi emri i vajzës sime në titrat e televizionit brenda disa minutash

Përgjimet audio IV/ Frika e Habilajve nga ‘personi misterioz’ mbi Saimir Tahirin? “Po filloi të punojë ai, asnjë mi nuk do ngelet përjashta”

Të fundit