Flash News

KRYESORE

Spiropali i drejtohet deputetes së PD-së: Zemra, bashkëshorti im nuk do ulej me mua sonte në tavolinë nëse do kisha recituar kundër teje

Deputetja e Partisë Socialiste, Elisa Spiropali ka reaguar pas deklaratës së bërë nga deputetja demokrate Orjola Pampuri e cila tha se kolegia e saj socialiste ka një makinë me vlerë 100 mijë euro dhe një apartament luksoz në zonën e Lungomares në Vlorë.

Duke ju drejtuar Pampurit, Spiropali thotë se në kurrë s'do kisha dalë të recitoja shpifje. “Se ku punon bashkëshorti yt nuk e di, di vetëm që i imi nuk do ulej me mua sonte në tavolinë nëse do kisha recituar kundër teje siç recitove ti kundër meje dhe kolegëve të mijë!”, shkruan Spiropali në rrjetin social Facebook.

Deputetja e PS-së paralajmëron se nëse përsëriten akuzat ndaj saj atëherë ajo do t’i drejtohet gjyqit.

Postimi i plotë i Elisa Spiropalit

E dashur Orjola,

Ajo që lexove sot më trishtoi për ty dhe pyeta veten pse e bëre? Unë kurrë s'do kisha dalë të recitoja shpifje, të shkruara nga të tjerët për më tepër. As sikur të më vinin revolen në kokë (prej vërteti jo si revolja imagjinare e Taulantit mbi xhamat e syve te Palokës:-). E pyete veten pse ta besuan ty atë recitim vulgar?

Unë nuk e di a ta besuan sepse je grua që të shohin si sherbëtore, apo sepse të duan si recituese që të shesin për profesore(?)! Po në të dyja rastet, në vendin tënd do mendohesha pas kësaj që të bënë. Është e rëndë Orjola, më beso, të dua vetëm të mirën dhe nuk dua të të shoh në rolin e shërbëtores me titullin e profesores!

Tani më dëgjo pak: Unë 5 milionë Euro, makinë 100 mijë euro dhe të tjera broçkulla që lexove, kam vetëm në fantazinë e tmerruar të atyre që ty sot të përdorën si maskë për fytyrën e Kunatit! Kunati po, ai ka shumë milionë dhe janë ato miliona për të cilat Shqipëria ka të drejtë të dijë si janë bërë (makina nuk e di sa ka, po kjo s'ka rëndësi përderisa tek Shqupi nuk parkohesh dot pa lejen e Kunatit). Se ku punon bashkëshkorti yt nuk e di, di vetëm që i imi nuk do ulej me mua sonte në tavolinë nëse do kisha recituar kundër teje siç recitove ti kundër meje dhe kolegëve të mij!

Nuk të uroj të flesh e qete sot Orjola, për të mirën tënde! Po në të gjitha rastet një gjë mos e harro: Ti e përserit këtë vetëpërdorimin e sotëm dhe unë të thërras në gjyq! E unë s'jam ti, nuk kam asnjë kunat që më nxjerrë të bëj çingijen mbi rrotën e karrocës së Dulit dhe s'ka kunat që më prapëson kur e ndaj mendjen. Prandaj zemra, nëse s'do të dalësh para gjykatësve e të pranosh se je thjesht një shërbëtore e Kunatit, shtyje rrotën tutje e mos ndalo më para meje.

Të fundit