Flash News

KRYESORE

Spiropali ironizon me Lubonjën: S’do i përgjigjem hetuesisë. Reagon analisti: Mos i gënjeni shqiptarët!

Spiropali ironizon me Lubonjën: S’do i përgjigjem

Pas debatit që pati me Salianjin, deputetja e Partisë Socialiste, Elis Spiropali nuk 'kurseu' as analistin Fatos Lubonja.

Deputetja bëri ironi duke thënë i Lubonjës se: Nuk do i përgjigjem hetuesisë se “Studios se Hapur”.

Po ashtu, Spiropali ka shkëmbyer replilka me analistin edhe ne lidhje me numrin e shqiptareve qe ikin dhe kërkojnë azil në vendet e BE.

Debati i plotë:

Lubonja: Në qeverisjen tuaj kanë ikur më shumë se në cdo kohë tjetër dhe për këtë ju duhet t’i vini gishtin se pse ikin. Doli që Shqipëria ishte vendi i dytë në botë më duket për banorë që marrin shtetësinë evropiane.

Spiropali: Cfarë lidhje ka kjo

Lubonja: S’është halli se po hyjmë ne në Evropë, po ikin shqiptarët në Evropë. Shqipëria po boshatiset.

Spiropali: Janë shqitpare që kanë ikur ndër vite, c’lidhje ka kjo

Lubonja: Të solla vetëm këtë she mbull që lidhet edhe me qeverisjen e mëparshme.

Spiropali: I dini të dhënat e fundit? Rënien e numrit të azilantëve, ka një rënie të theksuar të rënies së numrit të azilanteve nga Shqiperia.

Lubonja: S’kam ndërmend të bëj debat tani por unë i kam parë këtio shifra dhe shkaqet që të hyjë Shqipëria në BE është gjeopolitike mos i gënjeni shqiptarët, se edhe kur hyri Shqipëria në NATO Berisha thoshte festë e madhe, por edhe negociatat është një gjë as duhet ta përmendni fare e jo të thoni se ne s’duhet të flasim fare se kjo po dëmton futjen e Shqipërisë në BE.

Spiropali: Unë sfola për ju, por për një përpjekje të organizuar opozitare në këtë fazë, e thonë dhe përfaqësuesit e BE që janë të pataksur.

“Unë sështë hera e parë që e dëgjoj zotin Lubonja dhe ai ka këndvështrimin e tij mbi mënyrën se si qeveriset apo si funksionob Shqipëria. Unë kam një analizë tjetër, por në gjithë këtë politkkë ne nuk ka gëzon asfare konflikti me opozitën, nuk e shohim si një mjet që ushqen nevojën tonë për të qenë në pushtet”, tha Spiropali ndër të tjera.

 

Të fundit