Flash News

KRYESORE

Spiropali: Jemi një forcë e përgjegjshme që zgjedh të mos bëjë pazare

Spiropali: Jemi një forcë e përgjegjshme që zgjedh të

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali shprehet e bindur se zgjedhjet lokale do të mbahen me 30 qershor.

Në Opinion, ajo tha se PS është një forcë e përgjegjshme dhe se nuk bën pazare.

“Ne as kemi vendosur as kemi zgjedhur mos ta kemi opozitën në zgjedhje, opozita ka vendosur të dalë nga sistemi dhe të braktisë zgjedhësit e saj. Besoj se kërcënimeve iu ka ardhur fundi, jemi një forcë e përgjegjshme që zgjedh të mos bëj pazare. Forcat e tjera nuk kanë toleruar, por kanë bërë pazar në tavolinë. E kemi bërë dhe ne në 2017 me besimin se në Shqipëri do t’ju vinte fundi që dështakët do të pranonin zgjedhjet”, tha ajo.

Më tej u shpreh se ka ardhur koha në Shqipëri që forcat opozitare dhe qeverisëse të respektojnë kushtetutën të heqin dorë nga molotovi, nga sulmi ndaj institucioneve dhe sulmi ndaj policisë.

 

Të fundit