Flash News

KRYESORE

Spiropali kërcënoi Tabakun dhe Berishën, reagon PD: Sot ishte vetëm maja e ajsbergut të përfitimeve familjare. Të tjera fakte së shpejti!

Spiropali kërcënoi Tabakun dhe Berishën, reagon PD: Sot ishte

“Do të hedh ne gjyq Sali Berishën, Jorida Tabakun dhe cilindo që shpif për mua dhe familjen time. Vellai dhe prinderit e mi jetojne ende ne nje shtepi te ndertuar nga italianet ne vitet 1934”, kështu u shpreh Elisa Spiropali në studion e lajmeve të ABC News, pas akuzave të PD se Spiropali i dha tendera vëllait kur drejtonte doganat. 

Mirëpo Departamenti i antikorrupsionit të PD, në një reagim në Facebook, shkruan se sot ishte vetëm maja e ajsbergut të përfitimeve të familjarëve të Elisa Spiropalit dhe se të tjera fakte do të bëhen publike së shpejti.

Deklarata e Departamentit të antikorrupsionit në PD:  

Vetëm Skënderbeun tënd apo ndonjë skenarist filmi mund të impresionosh me këto pseudo-deklarata.

Në vend që të vazhdosh procesin e helmatisjes, bëje mirë t’i tregoje publikut dhe Kolonjës që të ka zgjedhur se si shpjegohet që në datë 27/03/2014 shoqëria e vëllait fitoi tenderin e 4 ditë më pas vëllai largohet nga shoqëria, duke shitur kuotën e tij të pjesëmarrjes?!

Vendimi i shpalljes fitues, pra procesi i vlerësimit të ofertave, është bërë në momentin kur shoqëria kishte pronar vëllain dhe këtë s’ka mburojë Skënderbeu që e fsheh!

Sot ishte vetëm maja e ajsbergut të përfitimeve të familjarëve të zonjës Spiropali. Te tjera fakte së shpejti!

Doganat jane faqja më e zezë e korrupsionit, për të cilat zonja do të përgjigjet një më një.

Ligji antimafia do të sekuestrojë çdo qindarkë të marrë padrejtësisht dhe do t’i çojë para drejtësisë abuzuesit.

Të fundit