Flash News

KRYESORE

Spiropali komenton vendimin e gjykatës: Ndjej keqardhje njerëzore për Tahirin, askush s`e mohon punën e tij

Spiropali komenton vendimin e gjykatës: Ndjej keqardhje njerëzore

E ftuar në "Kjo javë" me Nisida Tufën në Neës24, është e ministrja për marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali.

Spiropali ka komentuar vendimin që dha dje gjykata për ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri, duke rikthyer nga e para çështjen. Ajo u shpreh se ndjen keqardhje njerëzore për Saimir Tahirin dhe se kjo çështje është zgjatur shumë.

"Nuk mund të komentoj një vendim gjykatë, por ndjej një keqardhje të madhe njerëzore për Saimir Tahirin. kaq mund të thuhet në këtë pikë. S’jam e njohur me detajet e vendimit dhe çështjen në brendësi. Mund të them se është zgjatur mjaftueshëm, sa për të ndjerë këtë keqardhje për njeriun, Saimir Tahiri."

Spiropali komentoi dhe deklaratën e Tahirit kur u shpreh dje se i vinte ndot nga pozicionet që ka mbajtur nëse ekzistonte një njeri tjetër që zvarritej si ai në këtë formë.

Ajo tha se: "Është e kuptueshme nga ana e tij. Deri diku është lehtësisht e lexueshme ajo që Saimiri po thotë. S’na takon ne që të gjykojmë mbi ndjesitë. Uroj që Saimir Tahiri të gjejë të drejtën e tij."

E ndërsa për atë që Tahiri thotë se ka qenë dhe do mbetet "ministri kampion", Spiropali e komenton duke thënë se askush nuk e mohon punën e tij:

"Askush s’mund t’ja mohojë Tahirit, punën e tij, energjinë në PS, si kryetar i Tiranës, apo ministër i Brendshëm. Nuk mund t’i gjykojmë bardhë e zi jerëzit. Të gjithë njerëzit kanë dritëhijet e tyre. Saimir Tahiri, duke qenë një njeri energjik dhe produktiv, padyshim ka të tijën. S’mund të mohojmë atë që ka qenë dhe ka bërë Tahiri vetëm për këtë rast apo për këtë çështje."

Të fundit