Flash News

KRYESORE

Spiropali kritikon gjuhën e grave të opozitës, por harroi fjalorin e Ramës: “Thirri të ngrihet, ai i shkreti kokë ulur s’të përgjigjet”

Spiropali kritikon gjuhën e grave të opozitës, por harroi

Elisa Spiropali, ishte një nga deputetet e PS, e cila komentoi situatën e krijuar në seancën e sotme në parlament, e cila u mbyll pas kaosit të krijuar me bllokimin e foltores nga deputetë të opozitës.

Ajo vuri theksin më shumë te gjuha e përdorur sipas saj nga gratë dhe vajzat deputete të PD dhe LSI, që sipas saj po keqpërdoren nga dy liderët politikë.

“Neveri si gra në kuvend përdorin gjuhën e papërshtatshme, pasi po keqpërdoren nga PD dhe LSI. Ato janë aty për të luajtur rolin e tyre si vendimmarrëse, jo për tu keqpërdorur prej kryetarëve që kanë vetëm hallin e tyre, kanë probleme me drejtësinë dhe nuk i fitojnë dot zgjedhjet”, u shpreh Spiropali, e cila e pyetur nga gazetarët se cili është qëndrimi i saj ndërkohë për fjalorin e përdorur nga kryeministri Rama, ajo nuk pranoi të komentojë.

Kujtojmë që në seancën e dy javëve më parë, Rama u drejtua nga foltorja me frazën: “Thirri të ngrihet, ai i shkreti kokë ulur s’të përgjigjet”.

Ka qenë kjo shprehje e kryeministrit që ka revoltuar deputetët e opozitës, të cilët kanë kërkuar përjashtimin e tij nga seanca, e konsideruar si fyerje e rëndë për shqiptarët.

Të fundit