Flash News

KRYESORE

Spiropali: Meta shkeli Kushtetutën në përpjekje për të shpëtuar PD dhe LSI

Spiropali: Meta shkeli Kushtetutën në përpjekje për të

Në studion e Real Story, ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin Elisa Spiropali, komentoi raportin e Komisiomit të Venecias për Presidentin Meta.

E pyetur nëse Meta e ka shkelur Kushtetutën dhe a është pohuar kjo nga Komisioni i Venecias, Spiropali thotë po, se edhe Meta vetë e di përgjigjen.

“Që e shkeli e di dhe vetë Presidenti. Shkelja u bë për arsye politike. Përpjekje për të shpëtuar aksionin e PD dhe LSI. Sigurisht që raporti i Komisionit është i detajuar.

PD dhe LSI kanë  qenë në një front për kaos, kanë dalë nga parlamenti, kanë djegur qendrat e votimit në një përpjekjes të dëshpëruar.

Presidenti i hodhi benzinë zjarrit, duke anuluar zgjedhjet, dhe nuk u distancua. Militantët e PD dogjën qendrat e votimit në Shkodër. Presidenti Ilir Meta e bëri me qëllim. Akt i qëllimshëm për tu bërë palë me dhunën. Meta humbi besimin e qytetartëve me distancimin e tij”-tha Spiropali.

 

Të fundit