Flash News

KRYESORE

Spiropali: Metës i intereson LSI, theu parimin e neutralitetit

Spiropali: Metës i intereson LSI, theu parimin e neutralitetit

Ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, tha se shtyrja e zgjedhjeve po bëhet me qëllimin e vetëm që të rrëzohet shteti dhe të dëmtohet demokracia. Nga parlamenti ajo akuzoi presidentin Ilir Meta se vepron për interes të LSI-së.

“Aktivitet kriminal, qëllimi mposhtja e shtetit, rrëzimi qeverisë kaosi shtetëror. Kanë frikë nga zgjedhjet, drejtësia dhe integrimi.

Akti i Ilir Metës është brutal, cënon rëndë parimet e demokracisë, të drejtën e zgjedhjes së shtetasve. kanë të drejtë qytetarët të zgjedhin. Në 30 qershor do përballen me murin e lartë të ligjit, ku do thyejnë hundët.

Meta theu parimin e neutralitetit. ai mishëron gjithë popullin, por me vendimin tij ai dëshmoi se nuk mund ta shkulë LSI nga zyrat më të larta të zgjedhjes.

Presidenti e ka të qartë, janë 42 parti të regjistruara për të garuar. Si e shkel presidenti të drejtën e tyre për të garuar?

Çfarë përplasjeje civile thotë presidenti se do shmangë? Atë që e ideoi vetë?”, tha Spiropali.

Të fundit