Flash News

KRYESORE

Spiropali: Nder që m'u besua drejtimi i Tiranës, fillon përgatitjet për një fitore historike

Spiropali: Nder që m'u besua drejtimi i Tiranës, fillon

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali ka reaguar pas mbledhjes së sotme të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste.

Edhe Spiropali shkon në të linjën me shefin e saj Edi Rama, duke u shprehur e bindur për fitimin e mandatit të tretë të PS-së. Gjithashtu Spiropali konfirmon dhe lajmin për caktimin si drejtuese politike në Tiranë së bashku me Veliajn dhe Ervin Bushatin.

"Partia Socialiste🌹 fillon përgatitjet për një fitore historike mbi shpifjen, sherrin dhe politikën e baltës. Për mandatin e tretë me Kryeministër Edi Ramën💪

Nder që m'u besua drejtimi politik i qarkut Tiranë. E lumtur që në bashkinë Tiranë përgjegjësinë e lartë do e ndajmë me lali Erin dhe Ervinin, dy miq dhe drejtues të shkëlqyer.

Shqipëria dhe shqiptarët meritojnë të vazhdojnë në rrugën e transformimit dhe zhvillimit. S'ka kthim pas!

PërTiranëqëduam! PërShqipërinëqëduam🇦🇱" - shkruan Spiropali në rrjetet sociale.

https://www.facebook.com/espiropali/photos/a.10150630570767926/10160104528907926/?type=3&theater

Të fundit