Flash News

KRYESORE

Spiropali në emër të Edi Ramës: Kushti i PS për të dialoguar me opozitën dhe Metën

Spiropali në emër të Edi Ramës: Kushti i PS për të

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali ka zbuluar kushtin e PS për të dialoguar me Partinë Demokratike dhe LSI-në. Në studion e ‘Mbrëmje në Abc News’, deputetja e PS deklaron se do të ulen në asnjë tryeze me opozitën, sapo te njohin votimet e 30 qershorit.

“Presidenti është në proces shkarkimi, derisa të shkarkohet ne e respektojmë si President të Republikës. Ju e keni dëgjuar gjuhën e Presidentit, ajo nuk është gjuhë për dialog. Në rast se Meta Basha e Kryemadhi njohin rezultatet e 30 qershorit atëherë patjetër të njohin zgjedhjet dhe të vazhdojnë përpara”, deklaroi Spitopali.

Pyetur se si do të sillen nëse presidenti Meta i fton për dialog, ajo u përgjigj: “Po patjetër, por mbi këto korniza kushtetuese. Nëse Basha thërret për protestë pasi ka rrënuar PD nga përfaqësimi tani është vetëm në rrugë dhe askund tjetër”, përfundoi Spiropali.

Të fundit