Flash News

KRYESORE

Spiropali "përplaset" me Hajdarin në Kuvend: Pije detin Rudina, do dalësh në breg të lumit apo matanë

Spiropali "përplaset" me Hajdarin në Kuvend: Pije detin

Ministrja Elisa Spiropali ka pasur një përplasje me Rudina Hajdarin në seancën plenare në Kuvend, teksa kjo e fundit reagoi ashpër lidhur me draftin e propozuar nga PS, për ndryshimet kushtetuese në Kodin Zgjedhor.

Spiropali iu drejtua Hajdarit duke i thënë se nuk është votuar nga qytetarët dhe se ka dalë nga listat e PD-së, teksa e ka "ftuar" të kandidojë sërish për të testuar nëse do votohet.

"Rudina mbaje gojën, vëri fre vetes.Ti nuk je votuar nga qytetarët, ti ke dalë nga listat e PD. Bëj votim tani dhe ta shohim sa vota merr. Pije detin Rudina, hyji detit me këmbë dhe shikoje ku do dalësh, në breg të lumit apo do t’i dalësh detit matanë. Kandido në njësinë 11, në qarkun e Tiranës, ku të duash kandido dhe shiko a do fitosh", u shpreh Spiropali.

Më tej ajo tha se Këshilli Politik nuk po jep zgjidhje por po prodhon ngërçe e pengesa, për shkak të Opozitës.

"Duhet të theksonit ça është bërë në këtë Kuvend për Reformën Zgjedhore. Kemi vite që tentojmë të ulin në tryezë një opozitë që ka dalë nga binarët. Shumë nga deputetët këtu janë produkt i kësaj çartallosje të kësaj opozite.

Këshilli Politik është kthyer në një shaka publike, në vend që të prodhojë zgjidhje, prodhon ngërçe e pengesa. Nuk ka sisteme në botë që e kthejnë minorancën në mazhorancë, apo humbësin në fitues. Duhet të japim zgjidhje. Propozimet e PS për ndryshimin e Kodit Zgjedhor janë madhore", Tha Spiropali.

Të fundit