Flash News

KRYESORE

Spiropali-protestuesve: E vetmja gjë që do merrni në këmbim është mesazhi ngushëllues i Berishës

Spiropali-protestuesve: E vetmja gjë që do merrni në këmbim

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali ka reaguar për protestën e opozitës.

Spiropali përmes një postimi në Twitter shprehet se sipas saj, opozita është e verbuar nga dëshpërimi dhe humbjet dhe se e vetmja gjë që do marrin në këmbim protestuesit është mesazhi ngushëllues i Berishës për protestën më të madhe në botë.

 “Janë aq të verbuar nga dëshpërimi prej humbësish, sa edhe po ta mësyjnë non-stop, nga 10 herë në ditë 10 vjet rrjesht kryeministrinë dhe parlamentin, e vetmja gjë që do marrin në këmbim është mesazhi ngushëllues i Berishës për protestën më të madhe në botë", shkruan Spiropali.

https://politiko.al/berisha-nga-protesta-i-pergjigjet-rames-sot-protesta-boterore-ka-per-kryeqytet-tiranen/

Të fundit