Flash News

KRYESORE

Spiropali rrëfen detaje nga jeta: Si përfundoi emri i vajzës sime në titrat e televizionit brenda disa minutash

Deputetja socialiste Elisa Spiropali, e ftuar sot në “Këndin e Ekselencës” ka folur për shkollimin e saj në Kanada dhe SHBA, për politikën por edhe për familjen.

Spiropali ka ndarë një nga momentet më të bukur të jetës së saj, lindjen e vajzës.

Spiropali rrëfeu se për emrin e vajzës nuk e kishte diskutuar me askënd. Deputetja tregon se pas lindjes infermierja i kishte kërkuar një emër të vajzës për t’ia vënë në dorë, për ta identifikuar. Ajo tregon se nuk e kishte diskutuar me prindërit më parë dhe shprehet e habitur se si brenda disa minutave emri i vajzës përfundoi me titra në media, me shumë mundësi nga infermieria. 

“Prindërit e mi e mësuan emrin e Nartës me titra në televizion.  Narta, ishte emri që unë vendosa t’i vija pasi doja një emer të qartë, të shkurtër dhe me kuptim. Më pëlqen gegërishtja, ndonëse jam toske vetë”, u shpreh ndër të tjera Spiropali.

Të fundit