Flash News

KRYESORE

Spiropali: Shqipëria e ka përballuar me dinjitet pandeminë, Covid-19 nuk na gjeti të papërgatitur  

Spiropali: Shqipëria e ka përballuar me dinjitet pandeminë,

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali deklaron se situata e pandemisë nuk e gjeti vendin të papërgatitur dhe se Shqipëria e ka përballuar me dinjitet këtë periudhë.

Gjatë fjalës në Kuvend, Spiropali thotë se edhe masat që mori qeveria ishin efikase.

“Shqipëria e ka përballuar me shumë dinjitet këtë luftë të papritur, nuk na gjeti të papërgatitur. Vendi ynë ishte i dyti në Evropë që mbylli shkollat  dhe të parët që mbylli kufijtë. Shqipëria rezulton me sëmundshmërinë më të ulët në Evropë, por edhe në rajon. Spitalet tona nuk janë të mbushura me njerëz që luftojnë me vdekjen .

Mjekët tanë janë më pak të prekur. Sepse si shtet mund të themi se kemi bërë gjënë e duhur. Masat ishin drastike dhe efikase, ashtu si rezistenca kombëtare. Mbyllja në shtëpi dhe respektimi i fashave orare kanë shpëtuar jetë”, tha Spiropali.

Të fundit