Flash News

KRYESORE

Spiropali sulmon Metën: Ka tentuar të destabilizojë vendin, nuk ka përfaqësuar popullin

Spiropali sulmon Metën: Ka tentuar të destabilizojë vendin, nuk

Ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, akuzoi presidentin Ilir Meta se është pjesë e një skenari për destabilizimin e Shqipërisë.

Ajo tha në emisionin “Opinion” të News 24, se kreu i shtetit ka shkelur Kushtetutën, ndërsa pret hetimin që do të bëjë Komisioni Hetimor Parlamentar për sjelljen e Metës.

“Ne nuk rendim për të shkelur afatet, nuk e kemi diskutuar emrin e ri, nuk jemi në atë fazë. Aktualisht është ngritur komisioni për hetimin e dekreteve të Presidentit, do vazhdojë procesi i hetimit dhe Parlamenti do votojë.

Pastaj, i takon Gjykatës Kushtetuese të vendosë, por për ne është shumë e qartë se Meta e ka shkelur Kushtetutën me të dyja këmbët dhe ka qenë pjesë e një skenari për të destabilizuar Shqipërinë. Nuk ka përfaqësuar interesin e popullit në asnjë çast”, deklaroi Spiropali.

Të fundit