Flash News

KRYESORE

Spiropali u përgjigjet akuzave të Vokshit: Po mbulon mendjelehtësinë e Bashës, do përgjigjesh në gjykatë

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin Elisa Spiropali i është përgjigjur sulmit të ish-deputetes demokrate Albana Vokshi, e cila me një postim në Facebook shkruante “Elisa Spiropali e di se me një drejtësi të pavarur hajdutja e 5 milion eurove në dogana, përfundon në burg, njësoj si shefi i saj politik i bandave dhe kriminelët e tjerë me të cilët ata kanë ardhur dhe qendrojnë në pushtet.”

Po në Facebook është përgjigjur edhe Spiropali.

“Banaliteti ulëritës i Albana Vokshit nuk mund të mbulojë mendjelehtësinë proverbiale të Lulzim Bashës. Albana do të përgjigjet në gjykatë për akuzat e saj trashanike, kurse shefi i saj Luli, ka përpara gjyqin e votës së cilës i trembet si djalli temjanit”, shkruan Spiropali.

Raporti i OSBE për zgjedhjet, Vokshi ironizon maxhorancën: ‘Elisat’ e dinë se kryeministri është një kufomë politike

Të fundit