Flash News

KRYESORE

Spital i ri për të sëmurët me Covid-19, Manastirliu dhe Rama tregojnë detajet

Spital i ri për të sëmurët me Covid-19, Manastirliu dhe Rama

Kryeministri Rama, ministrja e Shëndetësisë Manastirliu dhe ministri Arben Ahmetaj ndodhen në strukturën që do të shërbeje si spital i ri për të prekurit nga Covid-19.

Përmes një video live në Facebook, Manastirliu njoftoi se puna për kthimin e godinës në spital do të nisë brenda 20 ditëve.

Rama sqaroi se është marrë vendimi për të marrë godinën në dispozicion.

Godina ndodhet në autostradë dhe ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se do të mbajë 100 shtretër, duke u përshtatuar me imazherinë përkatëse.

Manastirliu sqaroi se struktura do të shërbejë për pacientët që janë drejt shërimit dhe në gjendje më të mirë shëndetësore.

“Cdo kat do të ketë farmaci dhe laborator bazë. Do bëhet instalimi i oksigjenit në dhoma të caktuara”, tha Manastirliu.

"Një spital i ri lufte, për të garantuar mbrojtjen e të sëmurëve në kushtet e çdo rritjeje të papritur të forcës së zjarrit armik", shkruan Rama në videon e publikuar në Facebook.

Të fundit