Flash News

KRYESORE

Spitali Amerikan kërkon të zgjerohet, ofertë për të blerë spitalin në Greqi

Spitali Amerikan i cili ushtron aktivitetin e tij në Shqipëri duket se po kërkon të zgjerohet edhe në Greqi. Sipas medias ‘Euro2day’, Fondacioni Onassis dhe Spitali Amerikan janë dy investitorët të cilët kanë kaluar në fazën e dytë të konkursit për blerjen e spitalit ‘Henry Dunant’ i cili aktualisht është në pronësi 100% të bankës së Pireut.

Sipas medias në fjalë, dy investitorët kanë paraqitur oferta të ndryshme. Në shkrim thuhet gjithashtu se banka dhe këshilltar do të thërrasin të dy investitorët të paraqesin propozimet ndërsa do të diskutohet dhe mbi një sërë çështjesh të tilla si llogaritjen e kërkesave të spitalit në një vlerë neto aktuale dhe vendosja e huamarrjes ekzistuese.

Henry Dynnan mbylli vitin 2017 me humbje, pas taksave, 13.5 milion euro dhe një pozicion neto negativ prej 19.5 milion euro.

Të fundit