Flash News

KRYESORE

Spitali i Bulqizës, pa ngrohje dhe me dy fëmijë në një krevat

Spitali i Bulqizës, pa ngrohje dhe me dy fëmijë në një

Pediatria e spitalit të Bulqizës është duke u përballur ditët e fundit me një fluks të lartë vizitash, të papërballueshëm për kapacitetet akomoduese të këtij spitali.

Sipas drejtorit të Spitalit të Bulqizës, Shahin Kaja, në repartin e pediatrisë janë shtruar më shumë se 30 fëmijë dhe ka mbi 30 vizita në ditë. Situata bëhet edhe më e rëndë, ku për shkak të mungesës së shtretërve, në disa raste janë shtruar edhe dy fëmijë në një shtrat.

“Është e vërtetë, kohët e fundit për shkak të virozave gripale ka patur një fluks shumë të madh të fëmijëve dhe po përballohet me shumë vështirësi nga ana jonë. Ka pasur edhe raste të shtrimit të dy fëmijëve në një krevat sepse nuk kemi ku ti akomodojmë, raste të tilla kanë qenë të rralla”, u shpreh Kaja për Bulqiza TV.

Spitali ka probleme edhe me ngrohjen, ku sistemi qendror i kaldajave nuk funksionon. “Ngrohja e spitalit me ngrohje qendrore nuk realizohet sepse ka pasur probleme kaldaja dhe po përdorim reflektorët, kjo është ajo se çfarë mund të bëjmë në një situatë të tillë”, deklaroi Kaja.

Të fundit