Flash News

KRYESORE

Spitali i Breshias fut në “provim” 30 mjekët dhe infermierët shqiptarë

Spitali i Breshias fut në “provim” 30 mjekët dhe

Dërgimi i 30 mjekëve dhe infermierëve shqiptarë në Itali për të luftuar koronavirusin, mori vëmendjen e mediave dhe politikës në shtetin fqinj, padyshim dhe në Shqipëri, gjatë dy ditëve të fundit. Megjithatë, përtej aktit të solidaritetit, që duhet vlerësuar, utoriteteve shqiptare duket se u ka shpëtuar një detaj, shumë i rëndësishëm.

Mjekët dhe infermierët janë dërguar në Itali pa pasur dokumentat që “vërtetojnë” aftësitë e tyre, me qëllim që të përballen me koronavirusin. Këtë lajm e ka dhënë Drejtori i Përgjithshëm i Spitalit të Breshiash, Gianmarco Trivelli, që është shprehur se “mjekët dhe infermierët shqiptarë do t`i nënshtrohen provimit”.

“Ne jemi mirënjohës për ardhjen e mjekëve dhe infermierëve që kanë mbërritur nga Shqipëria. Por për fat të keq mbetet një problem themelor: prania e personelit të specializuar për kujdes intensiv. Ata u prezantuan pa një dokument që vërteton aftësitë e tyre dhe ata do të bëjnë një provim brenda ditës për të kuptuar se ku do t`i drejojmë”, shprehet Trivelli.

Të fundit